Ademi në komisionin “Hat trick” të UEFA-së

Futboll

Ademi në komisionin “Hat trick” të UEFA-së

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:24
Ademi në komisionin “Hat trick” të UEFA-së

Federata e futbollit e Kosovës vazhdon të shënojë rritje në prezencën e saj në shtëpinë evropiane të futbollit. Pas emërimit të mëhershëm të presidentit të ndjerë të Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit në komisionin për futboll të UEFA-së dhe të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu në komisionin ligjor, UEFA-ja ka mundësuar edhe një pozitë të rëndësishme për futbollin kosovar brenda komisioneve të saj. Sipas burimeve te kosova.info, Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi pritet të emërohet në komisionin për zhvillimin e futbollit në kontinentin e vjetër, më saktë në “Komitetit Hat-trick”.

Ky komitet është i ngarkuar me projektet e zhvillimit të futbollit në gjithë kontinentin e vjetër dhe influence e pjesëmarrjes në te është shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës. Në formatin e fundit, nënkryetar I këtij komisioni ka qenë presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar besimin të jetë anëtar I KOmitetit ekzekutiv të UEFA-së.

Burime brenda FFK-së kanë konfimuar për kosova.info , duke mos dashur që kjo të publikohet. “Presidenti Ademi gëzon një përkrahje të plotë nga presidenti I UEFA-së, Aleksandar Ceferin I cili eshte ashtu është i vullnetshëm të përkrah zhvillimin e Kosovës, ndër të tjera duke kuptuar edhe situatën në të cilën ka kaluar futbolli Kosovar në izolim të plotë”.

Sipas procedurave kjo pritet të marr formën zyrtare në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor. Komiteti Hat-trick ka përkrahje nga paneli i ekspertëve administrativ, shkruan kosova.info.  Sipas UEFA-së, Komiteti Hat-trick propozon funksionimin e programit Hat-trick, i cili kryesisht merret me projektet e zhvillimit të infrastrukturës për anëtarët e UEFA-së dhe programet e edukimit të administratorëve, monitoron implementimin e programit Hat-trick me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm të insfrastrukturës, kryen inspeksione dhe vizita verifikimi, participon në kurset e edukimit dhe krijimit të impaktit për zhvillimin afatgjatë që i është dhënë anëtarëve të UEFA-së, si dhe monitoron implementimin e duhur të përkrahjes së programeve të UEFA-së të definuara nga Komiteti ekzekutiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat