Reagon Tirana

Futboll

Reagon Tirana

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:58
Reagon Tirana

Vetëm dy ditë pas ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku Tirana humbi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kastriotit, ka ardhur edhe një reagim zyrtar i klubit bardheblu.

Kështu 24 herë kampionët kanë drejtuar gishtin nga arbitri kryesor i sfidës, Olsi Sokoli, i cili sipas tyre, ka gjykuar takimin në mënyrë tërësisht të njëanshme, duke favorizuar vendasit.

Klubi bardheblu akuzon Sokolin gjithashtu se ka përdorur një fjalor me përmbajtje raciste dhe fyese ndaj sulmuesit anglez Michael Ngo, duke provokuar irritimin e këtij të fundit, çka detyroi trajnerin Mema ta zëvendësojë pas vetëm 15 minutash lojë.

Tirana, në deklaratën e saj, kërkon përjashtimin nga futbolli të gjyqtarit Olsi Sokoli, i cili injoroi edhe asistentët e tij në këtë takim, ndërsa ka kërkuar edhe nga Shoqata e Arbitrave, që këtë herë të reagojë kundrejt dhunës që këtë herë një arbitër ushtroi ndaj futbollistëve në fushë.

Reagimi i plotë i klubit të Tiranës:
Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.

Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat