Zidani erdhi me “spatë” në dorë, ja 9 emrat që Reali do të nxjerrë në merkato

Futboll

Zidani erdhi me “spatë” në dorë, ja 9 emrat që Reali do të nxjerrë në merkato

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:03
Zinedin Zidan

Zinedin Zidan duket se ka ardhur me “spatë” në dorë dhe është gati të vendos pikat mbi “i” përsa i përket situatës që është brenda në kampin madrilen.

Trajneri francez, sipas atyre që raportojnë mediat e huaja ka gjetur emrat të cilët do të largohen në merkaton e verës.

Bejl, Navas, Mariano Diaz, Vajeho, Cebajos, Markos Jorente, Valverde, Marselo dhe Isko do të jenë lojtarët që do të dalin në merkato dhe nëse do të ketë oferta të mira dhe konveniente do të shiten menjëherë.

Klubi “Los Blancos”, do që të mbledhë sa më shumë të ardhura nga lojtarë që nuk po luajnë dhe të tentojnë emra të mëdhenj të botës së futbollit. Zidan që tani e ka bërë gati listën e lojtarëve që do në verë. Hazard, Eriksen, Pogba, Mbape dhe Heri Kejn mësohen të jenë objektivat e parë të Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat