Ibra nuk ka mbetur shumë i impresionuar

Futboll

Ibra nuk ka mbetur shumë i impresionuar

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:18
Ibra nuk ka mbetur shumë i impresionuar

Sulmuesi suedez ka luajtur për një vit e gjysmë në Premier Ligë. Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur në të gjitha ligat më të forta evropiane dhe para se të transferohej në SHBA te skuadra e Los Angeles Galaxy, ai ka provuar edhe Premier Ligën e Anglisë, ku ka bartur fanellën e Manchester United.

Megjithatë, Ibra nuk ka mbetur shumë i impresionuar nga futbolli anglez, që sipas tij është i mbivlerësuar.

“Futbolli në Angli ishte pikërisht ashtu siç e mendoja”, ka deklaruar Ibra për Mirror.

“Atje luhet futboll i shpejt me tempo të lartë, por mendoj se kualiteti i ligës është i mbivlerësuar”.

“Kur them i mbivlerësuar, mendoj për aspektin teknik. Megjithatë atje luhet futboll i mirë dhe nëse nuk e ke shpejtësinë dhe intensitetin e duhur, nuk mund të luash”.

“Nuk pendohem që kam luajtur aq shkurt në Premier Ligë, por imagjinojeni sikur të kisha shkuar atje 10 vite më parë”, ka përfunduar suedezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat