PSG mposht UEFA-n në CAS! - Bota Sot
PSG mposht UEFA-n në CAS!

Futboll

PSG mposht UEFA-n në CAS!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:38
PSG

PSG ke ka fituar apelin e vet për të konsideruar të pavlefshëm hetimin e ri të UEFA-s për financat e klubit, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që vendimi i marrë në hetimin e parë ishte përfundimtar dhe i vlefshëm.

Qershorin e shkuar Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA e mbylli një hetim në lidhje me dyshimet se PSG kishte shkelur rregulloren e Fair-Play financiar. Megjithatë, 9 ditë më vonë presidenti i Komisionit kërkoi që dosja të shqyrtohej nga e para.

Pas rishqyrtimit të dosjes UEFA vendosi që sjellja e PSG-së krijonte hapësira për hetim dhe vendosi që çështja të hapej sërish.

Megjithatë, PSG e çoi çështjen në CAS, duke kërkuar anulimin e vendimit, me arsyetimin se UEFA kishte shkelur rregullat e saj, duke mos e rihapur çështjen brenda afatit 10-ditor që përcakton rregullorja.

CAS ka vendosur që PSG ka të drejtë dhe ka urdhëruar UEFA-n që të mos e rihapë më çështjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...