Post derbi: Dënohen tifozët e Interit, gjobë Milanit dhe Romagnolit - Bota Sot
Post derbi: Dënohen tifozët e Interit, gjobë Milanit dhe Romagnolit

Futboll

Post derbi: Dënohen tifozët e Interit, gjobë Milanit dhe Romagnolit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:12
Tifozet

Derbi mes Milanit dhe Interit dhuroi emocione, spektakël, gola, gëzim dhe trishtim. Përveç se një tablo koreografish mbreslënëse. Interi fitoi, por si pasojë e disa koresh "buuu" raciste ndaj Kessie, ka humbur tifozerinë besnike, Curva Nord, për një ndeshje, atë brenda fushe, ndaj Lazios, kur të rinisë kampionati. Disiplina madje i ka tërhequr veshin që të mos përsëritet.

Ndërkohë, ka edhe gjobë për Milanin. Klubi kuqezi është gjobitur me 10 mijë euro për sendet e hedhura në fushë nga tifozët dhe lëndët plasëse. Kapiteni Alessio Romagnoli, gjithashtu, për të verdhën e gjashtë që merr për protesta, këtë sezon, duhet të paguajë 1500 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...