Reagimi klasik i Mourinho-s pas shkarkimit të Paul Scholes

Futboll

Reagimi klasik i Mourinho-s pas shkarkimit të Paul Scholes

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:31
Jose Mourinho

Legjenda e Manchester United Paul Scholes ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Jose Mourinho-s kur ai ishte trajneri i Djajve të Kuq. 

Scholes, në rolin e analistit, është treguar shumë i rëndë me portugezin, sidomos gjatë sezonit të fundit përpara se të shkarkohej në dhjetor. 

Ish-mesfushori  Anglisë u bë trajneri i Oldham gjatë shkurtit, por aventura e tij zgjati vetëm një muaj përpara se të largohej për shkak të rezultateve të dobëta. 

Ai fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet në stolin e klubit dhe braktisi pozicionin e tij si trajner. 

Tani ka ardhur reagimi i Jose Mourinho-s, si gjithmonë klasik: “Paul Scholes më ka kritikuar kur kam qenë trajner te disa prej klubeve më të mëdha ndërsa ai zgjati vetëm 31 ditë tek Oldham. Rikthehu në studio.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat