Samir Ujkani: Me pak fat mund të shkaktojmë befasi dhe ta kënaqin tërë popullin

Futboll

Samir Ujkani: Me pak fat mund të shkaktojmë befasi dhe ta kënaqin tërë popullin

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:16
Samir Ujkani

Samir Ujkani beson se me pak fat, Kombëtarja e Kosovës mund ta shkaktojë një befasi të këndshme dhe ta lumturojë një komb të tërë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Në një konferencë për media të martën, kapiteni i verdhekaltërve tha se futbollistëve shumë të talentuar kosovarë u duhet fati për ta arritur një kualifikim historik në Kampionatin Evropian 2020.

Para se ta nisë fushatën kualifikuese kundër Bullgarisë më 25 mars në Prishtinë – të parën në historinë e saj për një Kampionat Evropian – Kosova do të luajë një ndeshje miqësore kundër Danimarkës të enjten më 21 mars.

Kosova luan në Grupin A, kundër Anglisë, Republikës së Çekisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.

“Ne kemi shumë talente, ekipi po rritet dhe besoj mund të befasojmë nëse kemi fat. Tani do te luajmë kundër kombëtareve shumë të mëdha ama nëse kemi pak fat mund të befasojmë dhe ta kënaqim krejt popullin tonë”, tha Ujkani.

Ai e shpjegoi edhe situatën aktuale në klubin e tij Caykur Rizespor, me të cilin nuk është aktivizuar fare këtë sezon.

“Kam probleme me klub, do të shohim të shohim pas dy muajve”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat