Koeficient interesant për fitoren e Kosovës kundër Danimarkës! 

Futboll

Koeficient interesant për fitoren e Kosovës kundër Danimarkës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:57
Koeficient interesant për fitoren e Kosovës kundër Danimarkës! 

Të gjithë e presin me padurim miqësoren mes kombëtares së Kosovës dhe Danimarkës e cila do të zhvillohet me 21 mars (në orën 19.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollistët e Kosovës janë të gatshëm për përballjen me Danimarkën, pastaj për sfidën e të hënës, me 25 mars (20.45) ndaj Bullgarisë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.  Bastet favorizojnë shumë danezët.

Si për shembull “888sport” e ka koeficientin 1.40 për fitoren e Danimarkës, për barazim 4.20 dhe për triumfin e Kosovës 9.50. “Bet365” për fitoren e Kosovës e ka 7.00, për barazim 4.20 dhe për ngadhënjimin e danezëve 1.40. “Bwin” për fitoren e Kosovës e ka koeficientin 8.25, për barazim    4.20 dhe 1.40 për triumfin e Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat