PSG fiton ‘luftën’ me UEFA në CAS

Futboll

PSG fiton ‘luftën’ me UEFA në CAS

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:33
PSG

Paris Saint-Germain ka fituar apelin e vet për të konsideruar të pavlefshëm hetimin e ri të UEFA, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që vendimi i marrë në hetimin e parë ishte përfundimtar dhe i vlefshëm.

Në qershorin e vitit të kaluar Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA e përfundoi një hetim në lidhje me dyshimet se PSG kishte shkelur rregulloren e Fair-Play financiar.

Por, nëntë ditë më vonë presidenti i Komisionit kërkoi që dosja të shqyrtohej nga fillimi, përcjell Insporti.com

Pas rishqyrtimit të dosjes UEFA vendosi që sjellja e PSG-së krijonte hapësira për hetim dhe vendosi që çështja të hapej sërish.

Megjithatë, PSG e çoi çështjen në CAS, duke kërkuar anulimin e vendimit, me arsyetimin se UEFA kishte shkelur rregullat e saj, duke mos e rihapur çështjen brenda afatit 10-ditor që përcakton rregullorja.

CAS ka vendosur që PSG ka të drejtë dhe ka urdhëruar UEFA-n që të mos e rihapë më çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat