Menaxheri shqiptar e çon sulmuesin e Bundesligës në Barcelonë - Bota Sot
Menaxheri shqiptar e çon sulmuesin e Bundesligës në Barcelonë

Futboll

Menaxheri shqiptar e çon sulmuesin e Bundesligës në Barcelonë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:44
Luka Jovic

Kërkimi i Barcelonës për pasardhësin eventual të Luis Suarezit ka ardhur në përfundim, pasi drejtuesit e klubit katalonas identifikuar sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, si njeriun e duhur.

Sulmuesi serb është momentalisht i huazuar te klubi i Bundesligës nga Benfica dhe bisedimet mes Barçës dhe agjentit të lojtarit, shqiptarit nga Maqedonia Fali Ramadanit, kanë nisur para disa javësh, raporton Frankfurter Allgemeine.

Drejtorët sportivë të Barçës, Pep Segura, Eric Abidal dhe Ramon Planes u takuan me Ramadanin javën e kaluar në Milano për të diskutuar për blerjen e Jovicit. Sipas RAC1, besohet se është biseduar për një shumë rreth 60 milionë euro.

Jovic është në radarin e disa klubeve evropiane, përfshirë Bayern Munich dhe Manchester United, por Barcelona shpreson se do ta arrijë marrëveshjen për të mbi bazat se Jovic do të jetë i lumtur ta kalojë një sezon për të mësuar nga Luis Suarez, dhe më pas ta zëvendësojë atë duke qenë titullar me numrin 9 në Camp Nou.

Ka kohë që klubi katalonas e vëzhgon serbin, si dhe e ka përcjell gjatë kohës së tij në Frankfurt, klub për të cilin i ka shënuar 22 gola deri tani këtë sezon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...