Vieri: Nëse një menaxher do të fliste për mua ashtu siç flet Wanda...

Futboll

Vieri: Nëse një menaxher do të fliste për mua ashtu siç flet Wanda...

Më: 20 mars 2019 Në ora: 00:50
Wanda

Gjatë emisionit italian "Tiki Taka", ish-sulmuesi i Inter-it,  Bobo Vieri, ka folur për situatën e Mauro Icardi-t, me bashkëshorten-menaxhere të këtij të fundit që ka qenë e pranishme. 

"Icardi? Duhet të luajë. Heqja e shiritit nuk duhet të ketë rëndësi", ka thënë legjenda e zikaltërve, i cili më pas i ka dhënë edhe një mesazh Wanda Nara-s. 

"Nëse menaxheri i shokut tim të skuadrës do të kishte thënë gjërat që ka thënë Wanda, unë do të kisha kapur për fyti lojtarin dhe menaxherin", ka thënë Vieri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat