Favre karikon skuadrën: Kjo ishte ajo që na duhej - Bota Sot
Favre karikon skuadrën: Kjo ishte ajo që na duhej

Futboll

Favre karikon skuadrën: Kjo ishte ajo që na duhej

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:01
Lucien Favre

Borussia Dortmund e mbylli vitin 2018 me 6 pikë avantazh karshi Bayern Mynih, por tashmë skuadrat kanë pikë të barabarta në krye të renditjes: 60. Faza e dytë nuk ka qenë shumë e mirë për skuadrën e trajnerit Lucien Favre, që shpërdoroi një avantazh të madh, duke humbur 2 ndeshje në Bundesliga dhe më pas u eliminua nga Champions League.

Pushimi i kampionatit për shkak të kombëtareve vjen në momentin e duhur për Favre. “Kishim kohë që nuk pushonim. Kemi luajtur për një kohë të gjatë çdo 3 ditë dhe kjo situatë na penalizoi. Nuk e prisja eliminimin nga Champions dhe këtë reduktim të diferencës me Bayern. Gjithsesi, në futboll këto gjëra ndodhin. Ndaj ky pushim vjen në momentin e duhur, për t’u qetësuar dhe analizuar situatën, çfarë ka ndodhur”, tha Favre.

“Unë nuk mendoj se gjërat janë mbyllur për Borussia. Tani na mbetet vetëm kampionati, ndaj do të hedhim të gjitha forcat aty. Kjo situatë mund të na ndihmojë në vijim. Do të bisedojmë gjatë së bashku kur të rikthehemi në stërvitje dhe të kuptojmë se ku çaluam”, u shpreh Favre. Ndeshja e radhës e Bortmund në kampionat është më 30 mars, ndaj Wolfsburg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...