“Çmenduri nëse dënohet Ronaldo”

Futboll

“Çmenduri nëse dënohet Ronaldo”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:34
Cristiano Ronaldo

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj yllit të Juventusit.

Federico Bernardeschi ishte ndër lojtarët më të mirë në rikthimin sensacional që bëri Juventusi para një jave, duke e eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve.

Por padyshim më meritori për këtë ishte Cristiano Ronaldo, i cili realizoi tre gola, por festimi i tij pas ndeshjes ka hapur shumë polemika, aq sa UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj portugezit.

Bernardeschi beson se Ronaldo nuk do të suspendohet për ndonjërën nga ndeshjet me Ajaxin, në të kundërt sipas tij do të ishte çmenduri e vërtetë.

“Nuk mendoj se duhet të ketë një dënim”, tha Bernardeschi. “S’është diçka që meriton shumë vëmendje, një dënim për atë gjë do ishte çmenduri”. “Ishte thjesht një festim. Ronaldo është i qetë ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”, deklaroi reprezentuesi italian.

Një festim të ngjashëm e kishte bërë edhe Diego Simeone në ndeshjen e parë që Atletico e kishte fituar ndaj Juves dhe argjentinasi ishte dënuar vetëm me para

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat