Platini rikthehet në futboll me deklaratë skandaloze

Futboll

Platini rikthehet në futboll me deklaratë skandaloze

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:30
Michel Platini

Michel Platini më në fund ka vendosur të flas për media rreth skandalit që kishte shpërthyer vite më parë në FIFA dhe UEFA.

Michel Platini ishte dënuar me tetë vite mosprezence në asnjë aktivitet sportiv, gjersa ka thënë se ai ishte vendim politik.

Ish-kreu i UEFA-s dhe Blater i FIFA-s ishin akuzuar se kanë marrë mbi 1.8 milionë euro nga të dy organizatat në lidhje me një pagesë.

“Unë po jetoj. Kam përfituar nga ai vendim i mallkuar i FIFA-s. Nuk më intereson dënimi, por pezullimi nga futbolli”, ka thënë Platini.

“Dua ta bëjë atë që e dashuroj më së shumti, të jem afër futbollit dhe atë askush nuk mund të ma ndaloj.

“Unë kam bërë ankesë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, andaj nuk mund të më pengojë askush që të punoj në futboll.

“Edhe një vit skadon pezullimi, por unë nuk do ta pranoj atë gjë. Zvicra më liroi, FIFA duhet të më lirojë, por që nuk e bërin atë për shkaqe politike. Gjithçka ishte politike.”, ka shtuar më tej ish-kryetari i UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat