Barcelona dorëzon ofertën

Futboll

Barcelona dorëzon ofertën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:24
Matthijs De Ligt

Barcelona i ka paraqitur Ajaxit ofertën prej 60 milionë euro për të marrë shërbimet e Matthijs De Ligt. Mbrojtësit 19-vjeçar i është dhënë kontratë 5-vjeçare sipas medias spanjolle “Sport” dhe i janë ofruar pothuajse të njëjta kushte ekonomike si ato të Frenkie de Jong.

Talenti holandez pritet ta formalizojë marrëveshjen gjatë muajit prill dhe me të gjitha gjasat do të veshë fanellën blaugrana, sipas medieve spanjolle. Operacioni mund të ishte mbyllur më herët, por ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar të qartësohen gjërat, sepse në pozicionin e tij aktivizohet Gerrard Pique dhe ai nuk është i gatshëm të qëndrojë në stol.

Gjithsesi klubi katalanas i ka premtuar lojtarit se ai do jetë pjesë e planeve të së tashmes dhe të ardhmes, aq më tepër që Pique është 32-vjeç dhe nëse De Ligt prezantohet mirë mund të ia marrë vendin e titullarit.

Për më tepër mbrojtësi ka filluar ta pëlqejë më shumë pistën Barcelona dhe ka dhënë sinjale pozitive edhe për faktin se aty tani është shoku i tij, De Jong. Klubi katalanas i ka përshpejtuar hapat për faktin e thjeshtë së Juventus interesohet fort për futbollistin e talentuar dhe pas dy përballjeve që do ketë me Ajax në Champions League do të bëhet një vlerësim për lojtarin dhe mund të paraqesë zyrtarisht një ofertë tek klubi holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat