E turpshme se si shkelet sovraniteti i Kosovës nga Serbia - Bota Sot
E turpshme se si shkelet sovraniteti i Kosovës nga Serbia

Futboll

E turpshme se si shkelet sovraniteti i Kosovës nga Serbia

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:53
Stadiumi në Zubin Potok

Vazhdojnë hyrjet e daljet e klubeve nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës! Klubet sportive futen e dalin sikur në bahçe të babës dhe zhvillojnë aktivitetet në kuadër të Serbisë, me Flamujt të shtetit serb në shtetin e Kosovës!  Sikur të ishin më këmbëngulëse dhe më serioze federatat tona sportive, klubet nga Serbia do të kishin të vështirë të depërtonin brenda territorin tonë.

Klubet nga Serbia e shkelin vazhdimisht sovranitetin e Kosovës, zhvillojnë gara pa u penguar nga askush, siç është rasti edhe i klubit të futbollit Polet nga Ljubiqi i Serbisë, ndërsa ndeshjen Mokra Gora e Zubin Potokut (klub që nuk i njeh institucionet e Kosovës) dhe Polet, e ka referuar një farë gjyqtari nga Kragujevci Srgjan Dimitrivijeviqi.  

Image

Në raportin e publikuar të datës 17 mars 2019 të gazetës sportive serbe “Sportski Zurnal”

Në raportin e publikuar të datës 17 mars të gazetës sportive serbe “Sportski Zurnal”,  shkruan se në Zubin Potok ishin të pranishëm 400 shikues dhe publikohen edhe përbërjet.

Deri me tash ka pasur reagime rrallë e për mall nga Komiteti Olimpik i Kosovës, nga Federata e Futbollit e Kosovës, nga ajo e basketbollit, e hendbollit, por ende nuk e kanë pa të arsyeshme që të bëhen një trup e përbashkët dhe të kërkojnë me ngulmë të ndalen këto aktivitete të turpshme të Serbisë që u zhvillon në territorin tonë.

FFK është e pranuar në UEFA e FIFA, i ka të gjitha kompetencat që të kërkojë nga këto institucionet ndëshkimin e Federatës së Futbollit të Serbisë, po ashtu të kërkojë nga mekanizmat përkatës të shtetin tonë që të ndërhyjë në ndaljen e këtyre aktiviteteve ilegale dhe të turpshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...