Llapi s’e fal as Rexhepin, e shkarkon

Futboll

Llapi s’e fal as Rexhepin, e shkarkon

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:38
Llapi s’e fal as Rexhepin, e shkarkon

Klubi futbollistik "Llapi" nga Podujeva njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi.
Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
KF "Llapi" e falenderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë.
Njëherit klubi njofton se nga dita e sotme, kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat