Batatina nuk duron, e merr vet ekipin, të tjerët i çoi në shtëpi

Futboll

Batatina nuk duron, e merr vet ekipin, të tjerët i çoi në shtëpi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:52
Batatina nuk duron, e merr vet ekipin, të tjerët i çoi në shtëpi

Nuk ka shumë filozofi te Tahir Batatina, deri sot drejtor sportiv, por tani merr postin e kryetrajnerit në klubin e futbollit Llapi nga Podujeva! Nuk mbijetoi as kryetrajneri Xhengis Rexhepi nga Maqedonia, i cili u shkarkua. 
Nuk ishte shkarkimi i parë në FC Llapin prej fillimit të edicionit të ri, sepse ishte shkarkuar edhe prof. Bylbyl Sokoli dhe madje ishte bërë shumë zhurmë akuza e kundërakuza. 
Pas tij erdh edhe Bekim Shotani por nuk i shkoi gjatë, po ashtu edhe Xhengis Rexhepit, i cili dukej se ka sjellë mrekullinë në Podujevë, por nuk doli ashtu. As ky nuk shpëtoi, dërgohet në shtëpi. 
Batatina nuk duron, do punë e rezultate! Ai përvjel krahët dhe merr vetë timonin, të tjerët i çoi në shtëpi. Llapi është në vend të dytë me 48 pikë, ka shtatë me pak se Feronikeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat