Lajm i mirë për Kosovën, i bashkohet ylli i saj - Bota Sot
Lajm i mirë për Kosovën, i bashkohet ylli i saj

Futboll

Lajm i mirë për Kosovën, i bashkohet ylli i saj

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:10
Hekuran Kryeziu

Hekuran Kryeziu i është bashkuar ekipit të Kosovës pas lëndimit të fundjavës dhe mbetet të shihet gjendja e tij fizike

Lajme të mira për Përfaqësuesen e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se “Dardanëve” sot u është bashkuar edhe lideri i mesfushës, Hekuran Kryeziu.

Mesfushori kreativ ishte lënduar fundjavën që shkoi me Zurichun dhe prezenca e tij në dy ndeshjet e marsit ishte vënë në pikëpyetje.

Mirëpo, lëndimi duket se nuk ishte ashtu siç parashihej, prandaj Kryeziu ka zbarkuar në Kosovë dhe sot pasdite do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Më pas, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i tij do ta vlerësojnë nëse do të mund të llogarisin në futbollistin për ndeshjet këto ndeshje, apo të paktën për duelin e rëndësishëm me Bullgarinë, i cili do të zhvillohet të hënën që vjen, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Me shumë gjasë, Kryeziu nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren e nesërme ndaj Danimarkës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...