Turpi nuk ka kufij, ish futbollisti i C. Zvezdës i drejtohet me kësi mesazhi kriminelit Karaxhiq

Futboll

Turpi nuk ka kufij, ish futbollisti i C. Zvezdës i drejtohet me kësi mesazhi kriminelit Karaxhiq

Nga: K.M. Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:09
Ilustrim

Transmetimi i gjyqit për Radovan Karaxhiqin, ka qenë e paraparë të transmetohet prej orës 14:00, por është shtyrë për gjysmë ore. Ish-futbollisti i Crvena Zvezdes e ka përkrahur publikisht kryetarin e parë të Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq. Turpi nuk ka kufij, edhe një herë u dëshmua se disa sportist serb janë në krah të kriminelëve.

Në ndërkohë që po pritet gjykimi i tij, ai ka marrë mesazhe të shumta përkrahëse nga qytetarët, një mesazh provokues i ka ardhur nga ish futbollisti i Cërvena Zvezdës nga Beogradi, Ognjen Koroman. 
Ai përmes llogaris së tij në facebook ka shkruar se mbi fotografinë aktuale se si duket Karaxhiq dhe një fotografi e cila është bërë gjatë kohës kur ai është shtirur si mjek.
Koroman në postimin e tij ka shkruar se ende ka përkrahës të tij, por provokues ky mesazh është cilësuar për faktin se ky i fundit (Koroman) në postim e ka vendosur edhe thikën, e cila sigurisht se nuk simbolizon paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat