Ibrahimovici e zbulon këshillën e Mourinhos: Duhet të turpërohesh nga vetja

Futboll

Ibrahimovici e zbulon këshillën e Mourinhos: Duhet të turpërohesh nga vetja

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:25
Ibrahimoviq dhe Mourinho

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se Jose Mourinho i kishte thënë atij se duhet të turpërohet para bashkëlojtarëve të Interit. Mirëpo, këto kritika vetëm e kishin nxitur edhe më shumë suedezin.

Shkarkimi i Mourinhos nga Manchester Unitedi erdhi pikërisht për shkak se ai i kishte kritikuar vazhdimisht lojtarët e tij publikisht. Mirëpo, Ibrahimovici insiston se portugezi gjithmonë konsultohej në zhveshtore para se të dilte para mediave.

“Kur ata thonë se ai është shumë i hapur me mediat… nëse ai ka folur para mediave për ty, atëherë ka folur paraprakisht edhe me ty drejtpërdrejt”, ka thënë Ibrahimovici në një intervistë me The Mirror.

“Në një rast kur isha në Inter, kishim luajtur shumë keq në pjesën e parë të ndeshjes dhe ai më kishte kritikuar pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në zhveshtore, para të gjithëve”.

“Unë supozohej ta merrja çmimin për lojtarin më të mirë në Itali pas ndeshjes dhe ai më tha: ‘Kur të dalësh në skenë dhe ta marrësh atë çmim, duhet të turpërohesh nga vetja. Mënyra se si je duke luajtur tani, nuk e meriton’”.

“Kritikat e tij ndaj lojtarëve nuk janë aspak diçka e re. Gjithçka varet nga mënyrë se si i merr ato kritika. Si i merrja unë? Unë i thashë vetes: ‘Do të dal në fushë dhe do t’i dëshmoj atij se mund të bëj më shumë’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat