Zogaj referon sfidën Andorra-Islanda

Futboll

Zogaj referon sfidën Andorra-Islanda

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:35
Bekim Zogaj

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, është caktuar gjyqtar për ndeshjen e xhiros së parë të grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futboll, mes Andorrës dhe Islandës. Ndeshja luhet me 22 mars në Andorra la Vella, në orën 20.45.
Ndeshjen e gjykojnë gjyqtarët nga Zvicra: Sandro Scharer, asistent të tij janë Stephane de Almeida e Bekim Zogaj. Një ndeshje me shumë peshë dhe një sfidë e re për Zogajn, që ka shumë ndeshje që ka referuar deri me tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat