Ofendoi një tifoz në “Twitter”, klubi shkarkon menjëherë trajnerin

Futboll

Ofendoi një tifoz në “Twitter”, klubi shkarkon menjëherë trajnerin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:46

Një shkarkim i pazakontë trajneri vjen nga Arabia. Klub i Al Uehda ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin egjiptian Mido, pas vetëm 4 muajsh. Shkak është bërë një postim në “Twitter”, teksa 36-vjeçari ofendoi një tifoz.

Edhe pse postimi u fshih disa minuta më vonë nga ish-sulmuesi i Ajaksit, Romës, Totenhemit, etj, zyrtarët e klubit nga Meka vepruan menjëherë duke komunikuar shkarkimin e Midos.

Klubi arab i konsideron tifozët si një pjesë e paprekshme, duke mos lejuar askënd të ofendojë qoftë edhe vetëm njërin prej tyre. Edhe pse egjiptiani u shpreh se llogaria e tij ishte vjedhur, drejtuesit ishin të vendosur për vendimin e marrë dhe nuk pati kthim mbrapa.

“Tifozët janë një vijë e kuqe që nuk duhet shkelur. Ne shpresojmë që llogaria e tij të jetë vjedhur. Mido e ka bërë ligën më konkurruese. Ai arriti të na japë pikë të rëndësishme sa ishte me ne”, u shpreh zëvendëspresidenti i Al Uehdas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat