Hafizi veç të tjerave komenton edhe rastin “Durmishaj”

Futboll

Hafizi veç të tjerave komenton edhe rastin “Durmishaj”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:15
Hafizi veç të tjerave komenton edhe rastin “Durmishaj”

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri Astrit Hafizi veç të tjerave komenton edhe rastin “Durmishaj”, por nuk ndalet vetëm tek ai rast. “Mirë nuk është që një lojtar i ekipit Shpresa të mos shkojë në Kombëtare. Kjo, sepse edhe objektivi i U-21 është që të furnizojë Kombëtaren. Ne themi që ky është objektiv, por faktet janë kokëfortë. Shihni listën dhe asnjë nuk ka kaluar nga U-21 i edicionit të kaluar te Kombëtarja për kualifikueset e reja.

Kjo nuk është shenjë e mirë. Pra, nëse themi që kemi lojtarë për Kombëtaren, pse mungojnë? Ose, nëse nuk ka asnjë, atëherë nuk paska për Kombëtaren. Dhe kjo duhet të na preokupojë shumë, sepse bëhet fjalë për lojtarë që janë grumbulluar për momentin dhe nuk i afrojmë më. Sepse nëse është kështu, tregon se është bërë një punë jo ashtu siç duhet për të shërbyer për Kombëtaren”, deklaroi Hafizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat