Challandes: Kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, por zgjodha Danimarkën

Futboll

Challandes: Kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, por zgjodha Danimarkën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:41
Kombtarja e Kosoves

Bernard Challandes ka zbuluar se Kosova kishte mundësinë të zgjidhte të luante kundër Gjermanisë në udhëtim, por përfundimisht e kishte zgjedhur të luajë kundër Danimarkës në shtëpi.

Kosova e pret Danimarkën të enjten në “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në një ndeshje miqësore në prag të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, që e nis të hënën kundër Bullgarisë, raporton Gazeta Express.

Ai zbuloi se zgjodhi të luajë kundër një kundërshtari të fortë, siç është Danimarka që renditet në vendin e 10-të në ranglistën e FIFA-s, për ta testuar ekipin pas suksesit në Ligën e Kombeve ndaj kundërshtarëve të nivelit shumë më të ulët.

Trajneri zviceran tregoi se verdhekaltrit synim e kishin ta zhvillonin ndeshjen në shtëpi, prandaj nuk zgjodhën Gjermaninë por Danimarkën për kundërshtare në këtë miqësore.

“Ne kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, por synimi ynë ishte të luanim në shtëpi dhe zgjodhëm Danimarkën”, tha Challandes në një konferencë të mërkurën në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat