Trajneri i Kosovës tregon se a i pengoi prezenca e Kadri Veselit në stërvitje

Futboll

Trajneri i Kosovës tregon se a i pengoi prezenca e Kadri Veselit në stërvitje

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:55
Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Danimarkës që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.

Zvicerani është pyetur në lidhje me prezencën e kryetarit të kuvendit Kadri Veseli në stërvitjen e parë që u zhvillua të hënën.

Challandes ka thënë se nuk është se i ka penguar pasi Kosova ka nevojë për mbështetje nga të gjithë.

“Më duhet të theksoj se jam shumë i kënaqur për mbështetjen që ofrohet nga vendi dhe nga politikanët. Duhet ta pranojmë që jemi në Kosovë dhe secili ka nevojë dhe dëshirë të jetë afër neve. Për mua nuk është ndonjë problem i madh. Duhet ta ndjejmë vetën si familje qysh na ndjejnë të tjerët”, ka thënë trajneri.

Kujtojmë se sot Kosova zhvillon stërvitjen e tretë me radhë para ndeshjes së nesërme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat