Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit, gati për Danimarkën

Futboll

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit, gati për Danimarkën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:03
Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit, gati për Danimarkën

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore kundër Danimarkës, që zhvillohet nesër mbrëma në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe gjatë stërvitjes së sotme djelmoshat tanë kanë punuar me përkushtim derisa kanë marrë udhëzimet e fundit në fushë nga përzgjedhësi Bernard Challandes para kësaj ndeshje, e cila do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ta parë forcën reale të ekipit para ndeshjes kualifikuese me Bullgarinë. Në seancën e sotme veçmas nga pjesa tjetër kanë stërvitur Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, të cilët vetëm kanë bërë vrapime të lehta.

Derisa për Kryeziun përzgjedhësi Challandes ka thënë se nuk do të rrezikojnë ta inkuadrojnë kundër Danimarkës, duke e ruajtur për ndeshjen kualifikuese me bullgarët, Kololli pritet të jetë i gatshëm për lojë edhe për ndeshjen e nesërme. Edhe në seancën e sotme nga afër djelmoshat tanë i kanë ndjekur presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri, derisa është vërejtur numër i madh i mediave si vendore, ashtu edhe atyre të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat