Të gjitha rrugët çojnë në kryeqytet, Kosova e trimëruar përballë Danimarkës  

Futboll

Të gjitha rrugët çojnë në kryeqytet, Kosova e trimëruar përballë Danimarkës  

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:23
Të gjitha rrugët çojnë në kryeqytet, Kosova e trimëruar përballë Danimarkës  

Danimarka zbarkoi në Prishtinë, sonte përballet me kombëtaren Kosovës, në ndeshjen miqësore që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të gjitha rrugët çojnë në kryeqytet, është një festë futbolli dhe secili me padurim e pret që ta shoh sfidën Kosovë – Danimarkë. Para 27 viteve Danimarka ka qenë kampion i Evropës, e cila sfidohet nga Kosova që ka lënë pa tekst të gjithë në garat e Ligës së Kombeve me rezultate impresive.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i njeh mirë cilësitë e Danimarkës dhe beson e shpreson se do të arrijnë rezultat të mirë. Ndërkaq, për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat (stadiumi ka kapacitetin për 13 mijë shikues). Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ndërsa Kosova pretendon rezultat pozitiv, që t’i kënaq tifozët e zjarrtë të saj “Dardanët”, që do të janë lojtari i 12-të. I madh dhe i vogël me kureshtje presin që ta shohin sfidën, duke shpresuar se Kosova do të ia del në këtë miqësore shumë të rëndësishme në prag të sfidës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, kundër Bullgarisë që luhet të hënën e 25 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, tha se nuk ka ndeshje të lehta, por pret që djelmoshat e tij të japin maksimumin. “Dikush do të mendojë se nuk është ndoshta e udhës që të luajmë kundër një skuadre kaq të fortë, mu para Bullgarisë, sepse mendojnë se janë shumë të fortë për neve. Por, dua të them që duhet të shfrytëzojmë rastin. Ne ndoshta nuk do të kemi mundësinë të mbajmë topin shumë, ndoshta kemi mundësi edhe të humbim por, gjithsesi edhe kjo do të na ndihmojë neve që të zhvillohem.

Kisha thënë nëse fitojmë shkëlqyeshëm, nëse nxjerrim barazim prapë është shkëlqyeshëm, ndërsa nëse humbim, mësojmë diçka të re”, tha Challandes. Më tutje flet për rivalin: “Trajneri i Danimarkës e shikon ndeshjen si një stërvitje të mirë, kjo deklaratë është keqkuptuar, mendimi juaj?

Nuk mendoj ashtu, nuk ka ndeshje të lehtë, nuk ishte e lehtë fitorja ndaj Maltës apo ndonjë skuadre. Danimarka mund të luajë ndaj skuadrave të mëdha, por e atillë është edhe Kosova. E dimë të gjithë që Danimarka ka një ndeshje të fortë pas disa ditësh dhe kështu ishte vendimi i tyre të zgjedhin Kosovën. Ne nuk jemi Franca, por dimë të luajë futboll. Ne nuk i frikësohemi ndeshjeve të mëdha”, tha Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat