Shpërthen Rexhepaj: Kësaj i thonë aparteid nga individ të sojit të treshes...

Futboll

Shpërthen Rexhepaj: Kësaj i thonë aparteid nga individ të sojit të treshes...

Nga: K. G. Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:12
Shpërthen Rexhepaj: Kësaj i thonë aparteid nga individ të sojit të treshes...

Trajneri i futbollit Refik Rexhepaj, ka shprehur shqetësimet e tij, dhe ende nuk mund besoj përse ndodhin këto gjëra që nuk duhen në asnjë formë.
“Edhe njëherë u përballem me një aparteid i sojit të vet në futboll, kësaj here në lojë me Flamurtarin në Prishtinë. E filloi trajneri vendas duke bërë presion në referin shumë lojal nga Gjakova të cilit edhe emrin nuk dua të ja zë, pastaj lojtarët në fushë të motivuar nga trajneri i tyre. U shpërndan 12 kartona prej të cilëve 9 të verdhë e tre të kuq.

Shënohet goli nga pozita shumë e pastër ofsajdi vetëm e vetëm për ta barazuar rezultatin, nga ana tjetër anësori tjetër del në skenë duke e anuluar golin e rregullt. Portieri vendas jo i sigurt në veprim i shpëton topi nga dora ku ndërhyn lojtari ynë dhe shënon me ç’rast anësori ngrit flamurin dhe jep shenj për të cilin nuk din as vetë ta shpjegoj. Kësaj i thonë aparteid nga individ të sojit të treshes së referëve nga të cilët mësova se janë nga Gjakova. Luten individ të cilët marrin rroga e mëditje dhe të dalin nga zyrat e tyre dhe të përcjellin ndonjërën nga ndeshjet të cilat ndajnë derbin e xhirove”, shkruan Rexhepaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat