Marchisio: I qëndrova besnik Juves, e kam refuzuar dy herë Milanin - Bota Sot
Marchisio: I qëndrova besnik Juves, e kam refuzuar dy herë Milanin

Futboll

Marchisio: I qëndrova besnik Juves, e kam refuzuar dy herë Milanin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:42
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Duke u përshëndetur me Juventusin verën e kaluar, pas më shumë se 20 vitesh me fanellën bardhezi, mesfushori italian po përjeton një “jetë të dytë” futbolli në Rusi.

Në vitin e tij të parë me Zenit St. Petersburg, Marchisio ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Kjo është aventura e tij e parë larg Italisë: "Klubi rus më bindi me projektin dhe mundësitë për të luajtur për trofe. Kam pasur oferta nga SHBA dhe Japonia. 

E kam thënë se pata hezitim për të vendosur, kryesisht për gruan dhe fëmijët e mi, por çdo ndryshim mjedisi të ofron stimuj dhe mundësi të reja. Zenit mund ta fitojë titullin e kampionit në Rusi, është mjaft mirë i strukturuar, si një klub i rangut të lartë europian".

Përgjatë rrugës së kujtimeve, ish-mesfushori bardhezi iu kthye lamtumirës ndaj Juventusit. Një vendim i vështirë, por i domosdoshëm: "Te Juventusi kam qenë për më shumë se dy të tretat e jetës sime. Mbërrita që fëmijë aty, as nuk e imagjinoja ta bëja realitet një ëndërr të tillë. Ishte një aventurë e mrekullueshme, por mbërriti në një fund. Klubi vendosi të ndaheshim, por edhe unë dëshiroja të ndryshoja. Natyrisht, nuk ishte kurrsesi e lehtë".

Ndërprerja e kontratës me klubin, në të cilin ai kaloi pothuajse të gjithë jetën e tij të futbollit, ishte një goditje në zemër, por Marchisio nuk ka keqardhje: "Unë kam dhënë kaq shumë, por edhe Juventusi më ka dhënë po kaq shumë. Nuk kam keqardhje. Në futboll, si në punë dhe në dashuri, ka shumë mënyra për t'i mbyllur historitë. Në fund të fundit e konsideroj veten me fat që kam veshur fanellën bardhezi. Dy finalet e Ligës së Kampionëve, 7 kampionate të fituar… E mbaj mend mirë edhe momentin kur nënshkrova kontratën e parë me Andrea Agnelli”. 

Gjithmonë besnik ndaj Juventusit në Itali, me përjashtim të një eksperience të shkurtër tek Empoli në sezonin 2007-2008, Marchisio mund të vishte fanellën e Milanit. Klub, që e ka refuzuar dy here: "Kam pasur dy herë oferta: njëherë me Allegrin trajner dhe pastaj me Montella. Gjithmonë kam marrë shumë oferta nga jashtë dhe nga Italia. Për mua, ekipi i rëndësishëm, përveç Juventusit, ka qenë gjithmonë Milani, por kurrë nuk do të kisha shkuar në një klub tjetër italian".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...