Shqipëri-Turqi, 4 skautë italianë në “Loro Boriçi”

Futboll

Shqipëri-Turqi, 4 skautë italianë në “Loro Boriçi”

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:41
Shqipëri-Turqi, 4 skautë italianë në “Loro Boriçi”

Shqipëria luan një ndeshje kualifikuese dhe Kombëtarja është gjithmonë vitrina më e mirë e kuqezinjve. Kjo për vetë faktin se lojtarët e Kombëtares janë mjaft të lidhur me ngjyrat e fanellës së kombit dhe motivimi është gjithmonë maksimal. Mirëpo, për të mos u nënvlerësuar është edhe aspekti i “vitrinës”.

“Panorama Sport”, nga burime zyrtare mëson se do të jenë të paktën 6 skautë që kanë konfirmuar praninë. Katër do të jenë vëzhgues klubesh të ekipeve italiane dhe dy prej tyre do të jenë islandezë.

Sot, 24 orë para ndeshjes, pritet që interesimi të rritet për të pasur të tjerë vëzhgues në “Loro Boriçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat