Batatina: Rikthimi im iu ka dhënë zemër të madhe lojtarëve

Futboll

Batatina: Rikthimi im iu ka dhënë zemër të madhe lojtarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:47
Tahir Batatina

Tahir Batatina premton një Llap të frikshëm për të gjithë rivalët në elitën e futbollit të Kosovës. Pas një kohe Batatina është rikthyer kryetrajner i FC Llapit, duke lënë postin e drejtorit sportiv, me synime që me ekip të janë edhe më të fortë në vazhdim të kampionatit. Llapjanët janë në vend të dytë me 48 pikë pas 23 jave të zhvilluara në Kampionatin e Kosovës, ngecin për shtatë pikë nga lideri Feronikeli dhe kanë një pikë më shumë por edhe një lojë më shumë se Prishtina që renditet në pozitën e tretë.   

“Bota sot”: Pas një kohe rikthehesh në postin e kryetrajnerit, e gjeni Llapin në vendin e dytë, me minus 7 pikë nga lideri Feronikeli, a besoni se deri në fund do të jeni rival i denjë për titull?
Tahir Batatina:
Po, rikthehem të klubi i zemrës në momente më kritike të klubit ku jemi në një situatë të mirë, pasi Superligën e kemi siguruar dhe tash na duhet mobilizim për të luftuar për të gjen sa më lart në tabelë, duke e bërë shumë interesant luftën për titull, megjithatë jemi një hap mbrapa pas barazimit me Ballkanin por do të jemi rival i denjët deri në fund të kampionatit. Më gëzon fakti se kam super ekip dhe super lojtar, jam duke punuar me rikthyer atë Llapin kur isha trajner që çdo skuadër ja ka pas frikën dhe këtë shpejt do ta aplikojë në ndeshje, pasi i njoh të gjithë lojtarët dhe ia di karakterin dhe cilësitë e tyre. Më e rëndësishmja është se ekipin e kam të motivuar shumë dhe rikthimi im iu ka dhënë zemër të madhe.

“Bota sot”: A mendoni se gara do të jetë e ashpër për titull mes Llapit, Feronikelit dhe Prishtinës, kur dihet se janë edhe 30 pikë të mundshme deri në fund, gjithçka është e hapur?
Tahir Batatina:
Po, mendoj se do të jetë garë e ashpër, të gjithë e kemi të vështirë të marrim pikë sepse lufta si për kreun e tabelës si për mbijetesë dhe play-off është e madhe.

“Bota sot”: Çka i duhet Llapit më shumë?
Tahir Batatina
: Mendoj se i duhet veç një motivim më i mirë edhe një lojë taktike më e qartë dhe më e rrjedhshme, do të jemi shumë të frikshëm për çdo kundërshtar.

“Bota sot”: Si i sheh dhjetë javët e fundit, a shpresoni në futboll korrekt dhe pa kalkulime?
Tahir Batatina:
Mendoj se nuk do të ketë kalkulime sepse askush se ka komoditetin të lëshojë pikë, ajo do ta bëj kampionatin shumë interesant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat