Hysaj ‘kërcënon’ Turqinë: Luajmë të gjithë në Seria A, s’janë problem ata

Futboll

Hysaj ‘kërcënon’ Turqinë: Luajmë të gjithë në Seria A, s’janë problem ata

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:36
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së Shqipërisë kundër Turqisë.

Elseid Hysaj është deklaruar për përballjen ndaj Turqisë, duke bërë me dije se janë të gatshëm.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë të përgatitur për ndeshjen ndaj Kombëtares turke, gjersa janë në dijeni për sulmin e tyre.

“Jemi mbrojtës që luajmë të gjithë në Serie A, kështu që ne përballemi në çdo ndeshje me të tillë lojtarë dhe më duhet të them që jemi gati për ta filluar këtë ndeshje”, tha Hysaj.

Kujtojmë që Shqipëria luan nesër kundër Turqisë në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat