Nuk u ftua Strakosha, Hysaj tregon çfarë ndodhi

Futboll

Nuk u ftua Strakosha, Hysaj tregon çfarë ndodhi

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:31
Elseid Hysaj

Së bashku me trajnerin Christian Panucci në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Turqisë ishte i pranishëm edhe mbrojtësi Elseid Hysaj i cili është graduar kapiten i kuqezinjëve në këtë grumbullim.

Mbrojtësi u shfaq shumë i lumtur për faktin se do të mbajë shiritin në krah në vendlindjen e tij ndërsa ashtu si trajneri edhe Hysaj theksoi se Shqipëria i ka marrë mirë masat dhe është gati për të tentuar fitoren ndaj Turqisë, ndërsa dha një mendim edhe për Thomas Strakoshën.

Si do t’i përballoni sulmuesit turq?

“Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë”

Çfarë i mungon kombëtares?

“Edhe grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lam me fitore.”

Keni biseduar me Strakoshën, çfarë i keni thënë si kapiten?

“Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt”

Si është të jesh kapiten në qytetin tënd?

“Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat