Challandes: Jemi gati për Kombëtaret e forta

Futboll

Challandes: Jemi gati për Kombëtaret e forta

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:53
Challandes: Jemi gati për Kombëtaret e forta

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është shprehur i lumtur me barazimin 2-2 me Danimarkën, të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti. “Jam shumë i lumtur me paraqitjen, kjo ka qenë shumë ndeshje interesante, kemi treguar që mund të mbrohemi kundër një skuadre të fortë, dhe kemi parë që nëse bëjmë gabime mund të kemi probleme,” tha ai.

Mendoj se çdo lojtar nëse arrin të bëjë punë fantastike, për shembull lojtarët e krahut, ata të qendrës, si dhe nëse mesfushorët bashkëpunojnë për ta mbyllur hapësirën, mund t’ia dalim më mirë.

“Poashtu mund të them që ekipi është gati të luajë kundër skuadrave shumë të forta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat