Komenti epik i Muric: Ishte një stërvitje e mirë

Futboll

Komenti epik i Muric: Ishte një stërvitje e mirë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:18
Kosova

Paraqitja në Ligën e Kombeve e Kosovës nuk ishte një rastësi dhe kjo u dëshmua qartësisht mbrëmjen e sotme, ku në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, “Dardanët” u përballën në një miqësore me Danimarkën.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes arriti të përballet si e barabartë me nordikët, madje në momente të caktuara u shfaq dukshëm më superiore, ndonëse fati nuk ishte në favor të saj dhe sfida përfundoi në barazim 2-2.

Në këtë ndeshje startues nga minuta e parë në portë ishte Aro Muric, i cili u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga Samir Ujkani.

Pas ndeshjes, portieri i talentuar ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, duke ironizuar me danezët.

“Ishte stërvtije e mirë” thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat