Milan, zbulohen tre objektivat për merkaton e verës

Futboll

Milan, zbulohen tre objektivat për merkaton e verës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:03
Everton Soares

Milan po punon për të ardhmen.

Sipas "Tuttosport", kuqezinjtë do të kërkojnë të blejnë tre talente në merkaton e verës. I pari në listën e "Djallit" është sulmuesi 22-vjeçar i Gremio-s, Everton Soares, autor i 10 golave në sezonin e kaluar të kampionatit brazilian. Për të interesohet edhe Manchester United. 

Milan po interesohet edhe për dy futbollistë të Dinamo Zagreb. Bëhet fjalë për kroatin Nikola Moro dhe spanjollin Dani Olmo, dy futbollistë me një potencial të madh.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat