532 ditë pa humbje, gati për Bullgarinë

Futboll

532 ditë pa humbje, gati për Bullgarinë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:12
Kosova

Ndeshja kompetitive në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020” kundër Bullgarisë në “Fadil Vokrri”, po vjen në një moment shumë të mirë për Kombëtaren e Kosovës.

Djelmoshat e Bernard Challandesit treguan një tjetër paraqitje impresive të enjten mbrëma, duke barazuar 2:2 me Danimarkën në Prishtinë, shkruan Insporti.

Kjo ishte ndeshja e 11-të e “Dardanëve” pa disfatë, derisa kanë kaluar 532 ditë që nga humbja e fundit.

Në dhjetë prej këtyre ndeshjeve djelmoshat tanë janë drejtuar nga Challandes, i cili po aplikon një lojë të bukur ofanzive dhe dominuese.

Andaj, përballja me Bullgarinë, të hënën me fillim nga ora 20:45, vjen në një kohë shumë të mirë për “Dardanët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat