Televizioni australian me dokumentar për Kosovën: Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit

Futboll

Televizioni australian me dokumentar për Kosovën: Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:20
Kosova

Grupi australian i kanaleve televizive, Sport Optus, ka bërë të ditur se e ka xhiruar një dokumentar për Kosovën, pas suksesit mbresëlënës së “Dardanëve” në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Sot u publikua një video e shkurtë nga ky dokumentar, ku ndër të intervistuarit është edhe Samir Ujkani, kapiten i ekipit kombëtar të Kosovës. Dokumentari i plotë do të publikohet javën e ardhshme.

“Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit, që e kapi vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Çfarë vjen tani, kualifikimi në #EURO2020?”, shkruan Optus Sport në llogarinë zyrtare në Twitter.

Në këtë video janë të grumbulluara disa nga momentet më të mirë të ekipit kombëtar të Kosovës, si fitorja ndaj Azerbajxhanit, që ia siguroi “Dardanëve” një vend në play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Nëse Kosova nuk arrin të kualifikohet në EURO 2020 përmes fazës së grupeve, atëherë e ka mundësinë të kualifikohet përmes play-offs. Në Grupin A të kualifikimeve për Evropian, përveç Kosovës janë edhe Anglia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi.

“Shpresoj se çdo djalosh që rritet në Evropë do ta bëjë zgjedhjen e njëjtë si unë për t’i ndihmuar Kosovës të rritet”, thotë Samir Ujkani, portieri dhe kapiteni i Kosovës.

“Jemi vetëm dy milionë njerëz dhe tani jemi të përfaqësuar në botë”, thotë një tifoz në këtë video.

“Për mua, për ne, për të gjithë në Kosovë, futbolli është gjithçka. Futbolli është vetë jeta”, shprehet një tifoz tjetër.

“Mendoj se shumica e njerëzve as që e dinë ku është Kosova”, thotë njëri ndër të intervistuarit e

“Njerëzit mendojnë se Kosova ka reputacion të keq për shkak të luftës së fundit

“Unë u dërgova në Turqi, në një kamp refugjatësh, së bashku me familjen time”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat