Dias në radarët e Atleticos 

Futboll

Dias në radarët e Atleticos 

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:13
Dias në radarët e Atleticos 

Talentet e Benfica-s janë vënë në shënjestër të ekipeve më të mëdha të Europës. Pas Joao Felix, një tjetër lojtar i “Shqiponjave”, që ndiqet me mjaft interes, është mbrojtësi Ruben Dias. 21-vjeçari ka përfunduar në radarët e Atletico Madridit, që kërkon ta transferojnë në Spanjë verën e ardhshme. Skautë të “Los Colchoneros” ndoqën nga afër paraqitjen e portugezit në sfidën ndaj Moreirense. Dias ka një klauzolë lirimi 60 milionë euro në kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2023. Kjo, në fakt, nuk është hera e parë që për mbrojtësin shpreh interes një skuadër e madhe, pasi më herët kanë qenë anglezët e Manchester United që e kanë ndjekur atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat