Bushi nxjerr flamurin e bardhë

Futboll

Bushi nxjerr flamurin e bardhë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:51
Bushi nxjerr flamurin e bardhë

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjeve kualifikuese që skuadra e tij do të luajë ndaj Turqisë dhe Andorrës. Numri një i stolit e pranon hapur se ekip kuqezi nuk synon kualifikimin, por të paraqitet sa më mirë dhe të furnizojë ekipin e parë me elementë cilësorë. Bushi foli nga stadiumi "Elbasan Arena" aty ku dhe do të luhet takimi. 

Turqia - "Do të luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Turqia dhe më pas udhëtojmë drejt Andorrës. Presioni është mbi ta, pasi ata e kanë detyrim fitoren duke qenë se janë favorit dhe jo ne. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Ekipi është i përgatitur ndërsa kemi mungesa si Selmani apo Hebaj. Do të donim t'i kishim, pasi do të na ndihmonin". 

Rezultati - "Do të firmosja për një barazim, pasi do të ishte rezultat pozitiv. Nëse fitojmë do të ishte super. Nuk duhet të futem në presion, pasi duhet të luajmë futboll dhe do e bëjmë si zakonisht me futboll sulmues dhe të bukur. Djemtë nuk duhet të demoralizohen dhe nëse humbim, pasi ne nuk kemi si objektiv vendin e parë, apo të dytë. Nëse humbim të paktën ta bëjmë me futboll dhe ta bëjmë kundërshtarin të vuajë". 

Mungesat - "Asnjë trajner nuk do të donte të kishte mungesa. Do të doja ta kisha grupin e plotë, por duhet të përshtatemi". 

Formacioni - "Me U-20 nuk bëmë mirë. Lojtarët që kemi menduar për formacion nuk i përgjigjen skemës që kishim menduar kështu që do të ndryshojmë skemë. Do kemi 1-2 ndryshime në formacion dhe mendoj të bëjmë mirë. Këtë herë do të bëjmë 5 ndërrime, pasi mund të ndryshojmë më shumë lojtarë dhe jemi më të freskët gjatë lojës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat