Sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Turqi?

Futboll

Sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Turqi?

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:52
Lusien Nurishmi

Shefi i Sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lusien Nurishmi foli për mikrofonin e Supersport direkt nga stadiumi “Loro Boriçi”, ku në mbrëmje Shqipëria do të përballet me Turqinë.

Në detyrën e menaxherit të këtij aktiviteti, Nurishmi foli për masat e marrë për mbarëvajtjen e ndeshjes, por edhe ecurinë e shitjes së biletave, deri rreth orës 15:00.

Së pari shpresojmë që të dalim me fitore nga takimi i sotëm…
Të gjithë jemi këtu për të organizuar një ndeshje sa më normale, sa më afër standardeve që kërkon edhe UEFA, dhe normalisht me fitoren e Shqipërisë.

Cilat janë masat e organizimit të takimit dhe sa është numri i biletave të shitura deri tani?
Organizimi i ndeshjes ka disa javë që ka filluar, ku kemi punuar si me stadiumin, cilësinë e terrenit, koordinimin e Policisë së Shtetit me stjuardët, etj. Sa u përket biletave, kemi arritur të shesim afërsisht 11 mijë copë, por shitja do të vijojë deri në orën 18:00, pasi më pas është e pamundur. Biletat mund të blihen në Tiranë, Shkodër, por edhe online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat