Dybala ka një mesazh për tifozët e Juventus - Bota Sot
Dybala ka një mesazh për tifozët e Juventus

Futboll

Dybala ka një mesazh për tifozët e Juventus

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:56
Paulo Dybala

Ylli i Juventus, Paulo Dybala, ka një mesazh për tifozët e skuadrës së tij.

Argjentinasi ka thënë se dëshiron që tifozët ta shohin sakrificën që ai bën për t’i bërë ata të lumtur.

Dybala ka folur për karrierën e tij, duke kujtuar edhe debutimin, dhe gjitha momentet që ai thotë se nuk i kishte menduar kurrë se do t’i arrinte.

Por, për gjithë këtë karrierë të suksesshme, sigurisht se ka pasur shumë sakrifica nga ana e sulmuesit të Juventus.

“Nuk besoja se do të kem një karrierë si kjo, apo të përjetoj diçka të tillë” ka thënë Dybala.

“Dua që tifozët të shohin sakrificat që bëjë, për t’i bërë ata të lumtur. Mundohem të jap më të mirën. Nëse e bëjë atë, jam i lumtur” ka thënë ndër të tjerash 25 vjeçari.

Paulo Dybala nuk ka pasur sezonin më të mirë këtë vit. Paraqitjet e tij janë zbehur që nga ardhja e Cristiano Ronaldos në skuadrën nga Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...