Shqipëria zhgënjen në përballje me Turqinë

Futboll

Shqipëria zhgënjen në përballje me Turqinë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:31
Pamje nga ndeshja, foto Fanatik

(E plotësuar)  -  Shqipëria dëshpëron në hapje të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Kuqezinjtë pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Turqia, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Shqipëria nuk u tregua e vëmendshme, sidomos reparti i sulmit ka qenë stihik, ndërsa mbrojtja nuk kreu detyrat si duhet dhe si rrjedhojë e kësaj edhe pësuan dy gola. Turqia pati më shumë nga loja, ishte më kërkuese dhe ia doli që t’i rrëmben tri pikë të mëdha në hapje të grupit.

Në minutën e 14-të, Bekim Balaj në situatë të mirë dhe në pozitë ballore por gjuajti plogshtë e drejt në duart e portierit Gunok. Balaj për mrekulli pason deri të Balliu por ky iu fundit u mundua të godas, megjithatë portieri Gunok u tregua më i shpejt dhe evitoi rrezikun në minutën e 19-të. 

Mbrojtja e Shqipërisë në gjumë, kurse futbollisti Burak Yilmaz në një pozicion të shkëlqyeshëm nga rreth 12-13 metra, me një goditje të fortë e plasoi topin në këndin e djathtë të portës së portierit Etrit Berisha dhe 1:0 në minutën e 21-të. Uzuni në minutën e 34-të nuk u tregua i shkathtë, ndërsa pas tre minutave i njëjti lojtar, lirohet mirë dhe nga rreth 16 metra godet por nuk befasohet portieri turk.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 55-të, Hakan Calhanoglu me një veprim të bukur të tij nga rreth 18 metra me një goditje të fuqishme e fërfëllon topin në këndin e majtë e të epërm të portierit Berisha, 2:0.

Gol që pothuajse shkaktoi edhe një lloj tërmeti të tifozët, sepse veç u shuan shpresat për rezultat të favorshëm të kuqezinjve. Shqipëria zhgënjen në hapje të kësaj gare, kurse Turqia importon tri pikë të vlefshme.

Kjo humbje e bën me dhimbje koke përzgjedhësin e Shqipërisë, Christian Panuccin, për faktin se ka kohë që po vazhdon me serinë rezultateve të zbehta dhe është vazhdimisht i kritikuar, të cilin e presin ditë të vështira.  Një humbje e rëndë për Shqipërinë, që e presin sfida të vështira në xhirot e ardhshme.
Shqipëria-Turqia    0:2
Stadiumi “ Loro Boriçi” në Shkodër.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar:  T. Stieler (Gjermania).
Shënues: Yilmaz (21’), Calhanoglu (55’).
Kartonat e verdhë: Balliu, Ismajli, Xhaka - Tosun, Yokuslu.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu (Sadiku 58’), Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni dhe Balaj (Grezda 58’).
Turqia: Gunok, Kaldirim, Gonul (Celik 46’), Demiral, Tekdemir, Ayhan, Belozoglu (Tokoz 65’), Yokuslu, Tosun, Calhanoglu dhe Yilmaz (Turuc 88’).
Grupi A, xhiro 1
Anglia-Çekia    5:0
Bullgaria-Mali i Zi    1:1
Grupi B
Luksemburgu-Lituania    2:1
Portugalia-Ukraina    0:0

Grupi H
Shqipëria-Turqia    0:2
Moldavia-Franca    1:4
Andorra-Islanda    0:2

88’ Godije e mirë e Hysajt por pa sukses.

83’ Pak minuta, pak shpresë për Shqipërinë e cila po zhgënjen me rezultatpor gjithsesi me një paraqitje jo efektive.

78’ Pak shpresa për rezultat të favorshëm të Shqipërisë e cila mundohet të vije deri të rasti, por bllokohen nga mbrojtja rivale.

73’ Shqipëria mundohet me të gjitha forcat për të shënuar, por nuk po arrijnë deri të rasti, pasi që mbrojtja rivale është e vëmendshme.

65’ Shqipëria në presion, është në disavantazh dhe ka pak kohë deri në fund.
Shqipëria-Turqia    0:2
Stadiumi “ Loro Boriçi” në Shkodër.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar:  T. Stieler (Gjermania).
Shënues: Yilmaz (21’), Calhanoglu (55’).
Kartonat e verdhë: Balliu, Ismajli-Tosun, Yokuslu.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu (Sadiku 58’), Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni dhe Balaj (Grezda 58’).
Turqia: Gunok, Kaldirim, Gonul (Celik 46’), Demiral, Tekdemir, Ayhan, Belozoglu (Tokoz 65’), Yokuslu, Tosun, Calhanoglu dhe Yilmaz.

61’ Shqipëria do ta ketë shumë vështirë për të arritur më të mirën duke pasur parasysh edhe nivelin e lojës ndaj Turqisë shumë mirë të organizuar.

55’ Hakan Calhanoglu me një veprim të bukur të tij nga rreth 18 metra me një goditje të fuqishme e fërfëllon topin në këndin e majtë të portierit Berisha, 2:0. Gol që pothuajse duket si tërmet për kombëtaren kuqezi.

48’ Shqipëria duket më kërkuese, më sulmues dhe pretendon sa më shpejt golin e barazimit.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesë e parë, një Shqipëri që nuk u tregua e rrezikshme, me pak raste, kurse Turqia nga një rast ideal edhe shënon.

Image

Burak Yilmaz

Shqipëria-Turqia    0:1
Stadiumi “ Loro Boriçi” në Shkodër.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar:  T. Stieler (Gjermania).
Shënues: Yilmaz (21’).
Kartonat e verdhë: Balliu, Ismajli-Tosun.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni dhe Balaj.
Turqia: Gunok, Kaldirim, Gonul, Demiral, Tekdemir, Ayhan, Belozoglu, Yokuslu, Tosun, Calhanoglu dhe Yilmaz.

Image

45’ Nuk ndryshim rezultati, Turqia luan me qetësi, kurse Shqipëria në presion të rezultatit.

41’ Shqipëria po ka vështirësi ndaj Turqisë që ka një mbrojtje mjaft të mirë.

37’ Uzuni lirohet mirë nga rreth 16 metra godet por nuk befasohet portieri turk.

34’ Uzuni nuk u tregua i shkathtë dhe lësdhoi një rast të mirë.

Image


Para ndeshjes

33’ Vazhdon Turqia ta ruajë epërsinë, por Shqipëria kërkon me ngulm barazimin.
Shqipëria-Turqia    0:1
Stadiumi “ Loro Boriçi” në Shkodër.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar:  T. Stieler (Gjermania).
Shënues: Yilmaz (21’).
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni dhe Balaj.
Turqia: Gunok, Kaldirim, Gonul, Demiral, Tekdemir, Ayhan, Belozoglu, Yokuslu, Tosun, Calhanoglu dhe Yilmaz.

28’ Turqia ka posedimin e topit, është më kërkuese, kurse Shqipëria duket si e hutuar veçmas në repartin e sulmit.

25’ Shqipëria nuk po tregon freski në lojë, ka disa gabime edhe në repartin e mbrojtjes dhe turqit po vijnë shumë lehtë të 16-shi.

21’ Mbrojtja e Shqipërisë në gjumë, kurse Burak Yilmaz në një pozicion të shkëlqyeshëm nga rreth 12-13 metra, me një goditje të fortë e plasoi topin në këndin e djathtë të portës së portierit Etrit Berisha.

19’ Balaj për mrekulli deri të Balliu por goditja e tij u shmang nga portieri Gunok.

17’ Turqia shton presionin në drejtim të portës së Turqisë.

14’ Balaj në situatë të mirë dhe në pozitë ballore gjuajti lehtë në duart e portierit turq edhe pse kishte opsione tjera që të pasojë te bashkëlojtarët.

13’ Turqit duken mjaft të rrezikshme, por mbrojtja e Shqipërisë deri me tash është në nivelin e duhur.

11’ Te dyja kombëtaret masin forcat e njëra tjetrës dhe synojnë përmes nddonjë kundërzbritje që të shënojnë.

4’ Lojë mesatare dhe që pritet në çdo moment që ndonjëra nga kombëtaret të shpërthejë me gol.

1’ Ndeshje që po zhvillohet në Shkodër dhe në stadium janë rreth 13 mijë shikues.

Filloi ndeshja.

Shqipëria-Turqia 0:0

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gunok, Kaldirim, Gonul, Demiral, Tekdemir, Ayhan, Belozoglu, Yokuslu, Tosun, Calhanoglu dhe Yilmaz.

Dalin futbollistët në fushë dhe intonohen himnet e shteteve.

Sonte (20.45) në stadiumin 'Loro Boriçi' në Shkodër, do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila luhet në kuadër të xhiros së parë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Shqipëria pretendon pikët e para në kualifikueset.

Një ndeshje e vështirë për Shqipërinë, por shpreson se do ta nisin me tri pik të mëdha. Shqipëria është në grupin H me Turqinë, Moldavinë, Islandën, Francën dhe Andorrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat