Ylli i Man Utd, Alexis Sanchez, viziton talentin e lënduar të Kosovës

Futboll

Ylli i Man Utd, Alexis Sanchez, viziton talentin e lënduar të Kosovës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:17
Alexis Sanchez

Ylli i Manchester United, Alexis Sanchez, ka ndarë pakëz nga koha e tij për të vizituar talentin e Kosovës.

Labinot Kabashi, i cili më parë ishte grumbulluar me kombëtaren tonë, luan me gjeneratat e reja të Barcelonës, por së fundmi ka pësuar një lëndim.

Lojtari do t’i mungojë disa muaj skuadrës së Barcelonës, pasi lëndimi që ka pësuar është i njëjtë me atë që vuajti për disa muaj me radhë.

Në një foto të postuar nga vet Labinoti, shihet edhe ylli  i Manchester United, Alexis Sanchez, i cili i ka shkuar për vizitë.

Në fotografinë e postuar nga ylli i Kosovës shkruhet: ‘Me fansin tim numër 1’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat