Panucci adresa e gjitha kritikave – Ja çfarë thotë ai pas humbjes ndaj Turqisë - Bota Sot
Panucci adresa e gjitha kritikave – Ja çfarë thotë ai pas humbjes ndaj Turqisë

Futboll

Panucci adresa e gjitha kritikave – Ja çfarë thotë ai pas humbjes ndaj Turqisë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:23
Christian Panucci

Christian Panucci duket se është një nga personat më të padëshirueshëm në kombëtaren e Shqipërisë.

Humbja 0:2 ndaj Turqisë vetëm sa nervozoi edhe më shumë tifozët e kombëtares ‘kuq e zi’, të cilët nuk kursyen fyerjet ndaj trajnerit.

Pas ndeshjes, Panucci si gjithmonë një pjesë të fajit ia la edhe punës së fatit.

“Luajtëm mjaft mirë. Kishim rastet tona por rezultati tregon të kundërtën. Në pjesën e dytë treguam shumë pak. Forma fizike e lojtarëve ishte shumë e dobët në krahasim me kundërshtarët” ka thënë Panucci.

“Në pjesën e parë patëm mundësitë por nuk arritëm të shënojmë. Mbetet të shohim në të ardhmen” ka thënë tutje italiani.

“Kemi gjuajtur 11 gjuajtje prej të cilave tri në portë. Memushaj duhej të afrohej edhe në qendër por nuk e bëri këtë” ka thënë trajneri i pyetur për pozicionimin e Memushaj në krahun e majtë.

“E kuptoj publikun dhe ata kanë të drejtë për acarimin e tyre” ka thënë ndër të tjerash italiani.

Shpresojmë se Shqipëria të kthehet fuqishëm për ndeshjen e dytë dhe të kthehet tek rruga e fitoreve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...