Panucci thumbon lojtarët

Futboll

Panucci thumbon lojtarët

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:35
Christian Panucci

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka analizuar humbjen 2-0 të pësuar kundër Turqisë.

Këto kanë qenë fjalët e italianit për “Supersport”:

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, më pas dhuruam golin. Ne nuk shënojmë, ata po. Më pas në pjesën e dytë, ata kanë bërë vetëm një gjuajtje në portë, por ne kemi krijuar shumë pak dhe ata kanë qenë shumë më mirë fizikisht”.

“Goli i parë? Reaguam, krijuam shumë, por ne nuk dimë të shënojmë. Ecuria negative në ndeshjet e fundit? Është e vështirë, sot aktivizova edhe dy sulmues. Po nuk shënuam, nuk bëjmë dot asgjë”.

“Publiku? Kanë të drejtë, nuk mund të thuash shumë kur nuk fiton. Objektivat? Këta janë lojtarët dhe do të kërkojmë të bëjmë maksimumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat