Berisha: Ndjenjë aspak e mirë, ju tregoj momentin kur më goditën tifozët

Futboll

Berisha: Ndjenjë aspak e mirë, ju tregoj momentin kur më goditën tifozët

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:48
Etrit Berisha

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, foli për “Supersport” pas humbjes me Turqinë, ku sqaroi edhe incidentin me tifozët.

“Kemi lloj-lloj tifozi që vjen këtu. Ai që mund të ketë hedhur atë shishe nuk i përfaqëson “Tifozat Kuq e Zi”. Nuk ishte një ndjenjë e mirë, pasi arbitri na tha të hiqnim ato shishe aty. Dëgjoja nga tifozët që të mos i hiqnim. Abrashi dhe Xhaka ishin shumë poshtë, ndërsa në pjesën e dytë u tha që ata duhet të ngjitheshin më lart. Sot nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, një fitore me Andorën do e ngrejë moralin. Gjithsesi, kemi shumë ndeshje, dhe sidomos nëse fitojmë me Islandën apo me Turqinë jashtë, do jetë një shans i mirë për ne, që të luajmë gjithçka.” – deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat