Maldini zbulon humbjen më të dhimbshme te Milan

Futboll

Maldini zbulon humbjen më të dhimbshme te Milan

Më: 23 mars 2019 Në ora: 00:35
Paolo Maldini

Në prag të ndeshjes së legjendave të Liverpool dhe Milan, Paolo Maldini ka dhënë një intervistë për DAZN ku reflekton për disa momente të karrierës; duke përfshirë disfatën ndaj Liverpool në vitin 2005 në finalen e Champions League. 

"Kam humbur një finale të Kupës së Botës dhe një Kupë Europe në sekondën e fundit; dy prej zhgënjimeve më të mëdha që kam pasur.Në karrierën time kam humbur tre finale të Champions League, të gjitha ishin të dhimbshme, ajo në Smaboll ishte mbase pak më tepër pasi mendova se do të ishte e fundit për mua". 

"Fjala Liverpool më bën të mendoj për finalen ku ishim 3-0; kam shënuar pas 40 sekondave dhe kemi dominuar për 110 nga 120 minuta. Kjo më bën të mendoj se sa i çuditshëm është futbolli. Megjithatë, grupi tregoi forcën e tij duke u rikthyer në finale dy vite më pas". 

"Milan gjithmonë ka qenë një ekip me ulje-ngritje. Kemi qenë në Serie B, por kemi prekur maja që shumë pak të tjerë i kanë arritur". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat